17/05/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reagimi ndërkombëtar, i tepruar – Kurti nuk tërhiqet nga vendimi për kryetarët në veri, zbulon kush po fshehet prapa sulmuesve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në debatin në Kuvend për situatën në veri, ka mbajtur një fjalim relativisht të gjatë, ku ka mbrotjur vendimin e tij për kryetarët në katër komunat veriore. Kurti, në mes tjerash, ka deklaruar se reagimet e ndërkombëtarëve ishin të tepruara dhe se ‘nuk i ndihmuan situatës’. Tutje, Kurti ka zbuluar edhe emrat e serbëve, të cilët kanë sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe mediat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë si autore të përshkallëzimit dhe tensionimit në veri të Kosovës ditët e fundit, që kur kryetarët e rinj të komunave në veri hynë në objektet komunale me ndihmën e policisë, për të ushtruar detyrë.

Në debatin parlamentar për situatën e fundit, Kurti tha se Beogradi zyrtar ka mobilizuar grupe kriminale për të përshkallëzuar gjendjen.

Kurti tha se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës u shoqëruan me forca të sigurisë për shkak se është dashur të sigurohet hyrja e tyre në objekte komunale pa pengesa. Këto deklarata kryeministri Kurti i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për situatën në veri të Kosovës. Ai theksoi se ky nuk ishte vendim politik.

“Në këtë pikë më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë është vlerësim i institucioneve të sigurisë që vlerësojnë shkallën e rrezikshmërisë, pra nuk është vendim politik, por unë si kryetar e mbështes këtë – edhe atëherë, edhe sot”, deklaroi Kurti.

“Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesa ndërtesat kanë qenë të zbrasta por të blinduara ata i kanë braktisë ndërtesat ata e dinë që nuk nuk janë të tyre janë të Republikës, por në momentin kur po hyjnë kryetarët ata po shkaktojnë pengesa pra ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëhsirojnë që as ne të mos i duam ato ata i kanë braktisë ndërtesat “, tha Kurti.

Madje, ai tha se halli i tij kishte qenë te punëtorët serbë të administratës në komunë sesi ata do të reagonin kur brenda objektit do të futej kryetari i ri i komunës, por që siç tha ai, ndërtesat komunale veçse kishin qenë të braktisura, gjë që sipas tij, nënkupton se ata nuk i duan as ndërtesat zyrare.

“Unë kam pasë hall se kur të vie puna që të hyjë kryetari në komunë se cka do të bëjnë serbët që janë adminsitratë brenda pro ata i kishin braktisë ndërtesat ndërtesat kanë qenë të zbrasta por natyrisht që aty jini kryetari i komunës o kush tjetër. Strukturat paralele  nuk i duan  as ndërtesat zyrtare”, shtoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zgjedhjet në veri ishin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se Policia ka bërë punën e saj në veri të vendit.

Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për situatën e krijuar në veri, ka thënë se ka pasur shume reagime për praninë e Policisë së Kosovë në veri të vendit, e që siç tha ai policia ka ushtruar veprimtarinë e saj brenda territorit të vet.

Kryeministri  po ashtu foli edhe për dorëheqjen nga institucionet e vendit të Listës serbe.

“….të shumtë janë ata që praninë e Policisë e kanë quajtur hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk mund të quhet ashtu. Pasi ajo ndërtesë është e republikës së Kosovës. Nuk hyn kryetari me forcë në zyrë të tij. Me lejoni të ju njoftoj që Lista serbe i ka braktisur institucionet e Kosovës, përveç rastit kur duhet të nënshkruhen dhe të marrin pare. Kur kanë hy kryetarët e komunave ndërtesat kanë qenë të zbrazëta por të blinduara. Pra ndërtesat kanë qenë të zbrazëta, dhe kur kanë hy kryetarët ka qenë problem. Pra ata nuk duan që kryetarët të hyjnë aty. Ata nuk i duan ndërtesat. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare. Fakti që ka pasur pengesë për hyrje të kryetarëve, ka pasur zyrtarë policorë…kemi nevojë për korridor për qasje, pasi ne duam të funksionojmë. Policia e Kosovës këtë aset të Republikës e merr nën kontroll”.

Ai gjithashtu theksoi se si qeveri i kanë shumë dëshmi se si kanë vepruar bandat kriminale në veri gjatë kësaj kohe.

Kurti theksoi po ashtu se autor i kësaj situate të krijuar në veri është Beogradi.

“Kemi datën 29 maj ku një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Kemi pamje e video, e foto që eskalimi i situatës ishte i planifikuar, mirë organizuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi zyrtarë i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zërat e ndryshëm që paralajmëronin eskalim të situatës se nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë që këto shqetësime t’i kthejnë në realitet. Pra ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të mobilojë grupe kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhet të ndodhte, që të mbështeteshin kryetarët e rinj në vendin e tyre të punës

Ne kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë befasi pasi ky ka qenë një proces me shumë hallka, pasi kryetari ka shku me çantë në vendin e tij të punës. Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale, fashist e paramilitarë…jam i vetëdijshëm që jo të gjitha ata që po marrin pjesë në grumbullimin para objekteve janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të kërcënimit nga Beogradi janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: janë kategoria e mbrojtjes civile, janë ata nga administrata publike, të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagat se vendin e punës nuk e di a e kanë, dhe e treta janë grupet e Radojiciqave dhe Veselinoviqave, të cilët u japin ditë pushimi punëtorëve me kusht që të marrin pjesë në protestë të dhunshme”, tha ndër të tjera Kurti.

Kurti zbulon kategoritë e protestuesve serbë

Kryeministri Albin Kurti sot në raportimin në Kuvend për ngjarjet në veri të vendit tha se protestat atje nuk po vijnë nga vullneti i popullit serb, por nga Beogradi zyrtar.

“Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë.E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi”.

Protestat vijnë prej poshtë, këto janë protesta prej lart. Këto s’janë protesta. S’është vullnet i popullit, por direktivë e Beogradit. Më vjen keq për ata që detyrohen, sepse janë ma të pa lirë. Atij i mungon më së shumti liria, por jo për shkak të Prishtinës, por të Beogradit”.

Ai tha se një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën.

“Kemi pamje të mjaftueshme që eskalimi ishte i planifikuar, i mirorganizuar dhe kishte autor – Beogradin zyrtar”.

Kurti mohon se i ka befasuar aleatët me dërgimin e kryetarëve në objektet komunale

Kryeministri i Kosovës, Albn Kurti, ka mohuar që ka befasuar aleatët për dërgimin e kryetarëve të rinj në objektet komunale.

Në adresimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit, ku u diskutua për tensionet në veri, ai ka treguar kronologjinë e ngjarjeve në veri.

Kurti ka thënë se në këtë proces ka pasur konsultim dhe bashkërendim me partnerët e Kosovës.

“Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi se tregon që institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre. Ne kemi vepruar me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Kjo kronologji tregon gjithashtu që ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtare. Pra, nuk ka pasur asnjë befasi pasi që ky ka qenë një proces me shumë hallka, e ku hallka e fundit ishte shkuarja e kryetarit me çantë në vendin e tij të punës”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije se dërgimi i kryetarëve të rinj në objektet e komunave me asistencë të policisë ka qenë vendim i organeve të sigurisë dhe jo vendim politik i qeverisë.

Megjithatë, ai ka thënë se e ka mbështetur një veprim të tillë.

Ai ka mohuar pretendimet se policia ka hyrë më dhunë në ndërtesat e këtyre komunave.

“Po e them këtë sepse të shumat janë ata që pranin e forcave policore e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk ka nevojë ta quajmë hyrje me forcë në ndertës. Sepse ajo ndertës është e Republikës së Kosovës. Nuk hyn policia me forcë në ndërtesën e vet. Nuk hyn kryetari i komunës në ndertës të vet, ajo është zyra e tij”, ka thënë ai.

Kurti i quan të tepruara deklaratat dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pas betimit të kryetarëve të rinj në veri më 25 maj, mungonte e po mungon ende deklarata se në përputhje me procesin të mos pengohet as puna e kryetarëve deri në zgjedhje të reja.

Ai i quajti deklarata e shqetësime të tepruara, reagimet e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se ato s’i ndihmuan situatës.

“Deklarata e munguar e shoqëruar me shqetësimet e tepruara nuk i ka ndihmuar situatës. Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi pasi që tregon se institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre”.

“Ne kemi vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por kjo kronologji tregon se jo vetëm që ka pasur konsultim por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar”, tha Kurti.

Kurti tregon emrat e serbëve që sulmuan KFOR-in, policinë e gazetarët

Kryeministri Kurti, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, e cila po mbahet për situatën në veri të vendit, ka përmendur emrat të cilët sipas tij, organizuan e sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.

“Situata në veri na ka ndihmuar për identifikime të vlefshme” – ka thënë Kurti.

Millorad Jeftiq, është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni illegal. Shpëtila e tij në Zveçan është shndërruar në bazë të kësja strukture ilegale. Ata aty janë duke punuar në këto struktura ilegale, për të organizuar sulme të tjera.

Miçko Jevtiq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtëquajur Mbrojtja Civile, bashkë me të Rajko Jevtiq ish këshilltar i Listës Serbe dhe ish drejtor në Komunën e Zveçanit.

Danilo Josifoviq, i njohur me nofkën “përki”, gjithashtu anëtar i formacionit ilegal Mbrojtja Civile.

Liljana Aksentieviq, zëvendësuese e të ashtëquajturit kryetar i organit të përkohshëm në Zveçan, që ka urdhëruar të gjith punëtorët ilegale të Zveçanit të dalin para Komunës.

Personat e maskuar që po i shohim në video, janë të udhëhequr nga ish kapiteni I Policisë së Kosovës, Aleksandër Filipoviq, që shtirej se është integruar. Ai më 29 maj e ka rrahur një qyetar serb, pasiqë ai ka qenë duke inçizuar me telefon.

Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan është pjesëtar i organizatës kriminale serbe Severna Briganada.

Milan Zhivkoviq, po ashtu pjesëtar i të njejtës organizatë.

Danillo Krivokapiq, Jovica Llazoviq, Nikolla Radimiroviq, vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq. Kjo organizatë kriminale në rrjetet sociale ka postuar lajm, se Wagner ka arritur në Kosovë.

Po ashtu i lidhur me këtë grup kriminal rus është edhe Damian Knezheviq, ky kishte organizuar së bashkë me organizatën e tij protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje me ç’rast u patën identifikuar një numër i madh I personave me simbole ekstremiste ruso-serbe.

Përsonat tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it: Vlladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejt me presidentin serb Vuçiq.

Daniel Gjukiq, bashkë me një grup tjetër kanë gjuajtur shok bomba, janë pjesë e grupit të Radojiqit.

Milosh Gjukiq, ka raporte të ngushta me djalin e Vuçiq.

Milan Tomiç, i lindur në Obiliq ka marrë pjesë në shpimin e gomave të veturave të Policëve.

Peter Milosheviq, Dejan Jevtiq, Nikola Valdini, Milan Zhivkoviq, Vuk Brankoviq, Lluka Vllaskoviq, Bozhidar Todoroviq dhe Radisha Denoviq.

Fotografia e cila e mori vëmendjen e mediave sociale gjithandej ishte e Daniel Shmigiqit, i cili ka qenë e mbase edhe tash është shofer e truproje i Igor Simiçit. Ai ka ushruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.” ka thënë Kurti.

“Në protestat e dhunshme ka qenë prezent edhe tifo-grupi i Cërvna Zvezdës. Ne kemi panumër dëshmi e evidence për këto ngjarje,”, ka shtuar tutje kryeministri.

© SYRI.net

Të fundit