22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kaos pran Tunelit – Rrugës Shkup – Bllacë !

Derisa qëndruam të tuneli i cili ndodhet menjëherë pas kalimit të kufirit në Bllacë, u vërejt fluks i madh i qytetarëve të cilët udhëtonin për në Kosovë ose hynin në Maqedoni, për të vizituar familjarët por edhe për biznes. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dhe ata të Kosovës, janë tepër të indinjuar nga pritjet e gjata që bëhen të tuneli, ku thuajse çdo ditë me mijëra vetura kalojnë këtë rrugë, por që në fakt këtu shkaktohet një rrëmujë e madhe.

Kolonat janë shumë të gjata dhe çdo ditë te qytetarët shkaktohet nervozizëm, sepse pos pritjes së madhe në kufirin e RMV-të, ata përballen edhe me një problem , pritje të gjatë menjëherë pasi të kalojnë kufirin dhe hasin në një kolonë tjetër, pran tunelit i cili gjendet në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Dhe si pasojë e punimeve që nuk po përfundojnë dhe as që duket ndonjë punëtorë të tuneli, kolonat e veturave po bëhen shumë të gjata dhe pritjet për të kaluar tunelin po zgjasin deri 40 minuta, sidomos tani gjatë sezonit të verës dhe kur mërgimtarët kanë ardhur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, lëvizjet dhe pritjet e mëdha po shqetësojnë udhëtarët, kryesisht shqiptarë nga të dyja anët.

Fatkeqësisht politikanë si drejtori i NP “Rrugët shtetërore, Ejup Rustemi,, që nuk synon asgjë përveç “interesat personale”, po ua vrasin ëndrrat kurbetçinjve, po i lënë ata pa shpresa dhe i detyrojnë që mos të kthehen kurrë më në këtë vend.

Pushtetarët duhet ta dinë se kurbetçinjtë vijnë të çmallen me familjet e tyre dhe nuk vijnë të bëhen pishman përgjithmonë se pse harxhuan kohën kot. Ata dhe gjithë qytetarët e vendit duhet të trajtohen me dinjitet, sepse janë ata të cilët e mbajnë gjallë buxhetin e këtij shteti, i mbajnë gjallë familjet e varfëra në këtë shtet dhe janë ata që ende po e mbajnë gjallë ëndrrën që të kthehen në vendlindjen e tyre.

Kryeqytetin e Maqedonisë e ndajnë rreth 20 km në jug të kufirit me Kosovën. Magjistralja e Adriatikut sot është përplot me gropa dhe gunga, me sinjalizim të vjetruar të trafikut dhe gardhet mbrojtës në rrugë, si dhe me një tunel të pa ndriçuar në rrugë. Shpejtësia maksimale e automjeteve është 60 deri në 80 kilometra në orë, kështu që duhen 30 minuta për të arritur ato 20 kilometra në vendkalimin kufitar Bllacë. Në anën e tjetër të kufirit, në Kosovë, për një periudhë të njëjtë kohore, arrijmë në Prishtinë përgjatë autostradës së re “Arben Xhaferi”.

Për dallim nga Kosova, e cila ia doli që për më pak se pesë vjet të ndërtojë gjithë autostradën në gjatësi 65.5 km nga Prishtina deri në kufirin Kosovë-Maqedoni, autoritetet e Maqedonisë së Veriut tashmë dy dekada janë duke e planifikuar ndërtimin e një autostrade 12.5 km në vendkalimin kufitar Bllacë deri te qarkorja rreth Shkupit, por assesi nuk po fillojnë ta ndërtojnë atë në terren.

Të fundit