Epidemiologu nga Instituti për shëndet publik, dr. Zharko Karaxhovski në video sesionin e sotëm në Qeveri e sqaroi pasqyrën klinike të pacientëve të sëmurë me virusin Kovid-19.
“Pasqyra klinike pas inkubimit nga një deri 14 ditë apo inkubimi mesatar në pajtim me përvojat kineze 5,3 deri 5,7 ditë mesatarisht, paraqitet në fillim të simptomave klinik të cilët manifestohen së pari me temperaturë të ngritur trupore mbi 38 gradë, së dyti frymëmarrje e vështirësuar dhe kollitje e thatë irituese. Temperatura e ngritur në moment të njejtë mund të jetë edhe tek gripi, prandaj nuk e kemi të dobishme, por njohuritë epidemiologjike klinike thonë se 24 deri 72 orë maksimum është inkubimi klinik për gripin, nëse është ashtu, e që është, këto nuk janë entitete të njejta sepse kemi simptomatologji të ndryshme dhe para se të paraqitet simptomatologjia kemi inkubim të caktuar”, thotë Karaxhovski.
Simptomat klinik, shton ai, mund të shkojnë në drejtim tjetër – dobësi, apati, frymëmarrje e vështirësuar, dhimbje në nyje dhe muskuj, ndërsa mund të paraqiten vështirësi stomaku siç janë diaree dhe të vjella. Ajo që në fund, gjatë muajit të fundit është paraqitur është humbja e shijes dhe humbja e aromës.
“Këto rreth dhjetë simptome janë kruciale për këtë sëmundje, disa janë mjaft të ngjashëm me simptomatologjinë respiratore edhe tek viruset e tjera respiratore. Në fillim kishte hamendje, por me anketë që duhet at bëjë në mënyrë adekuate personi adekuat, ndërsa ne i dhamë rekomandimet të cilat duhet të bëhen, menjëherë mund të bëhet distinkti mes njërës dhe sëmundjes tjetër”, shtoi Karaxhoski.
Pasyqra klinike, shton ai, është diçka që për momentin bazohej në të dhëna nga Kina dhe nga ajo që e shohim nga të dhënat në Evropë dhe shtoi se ajo që nuk u ka shkuar për shtati është paraqitja e kësaj sëmundje në sezonin e gripit.
Ajo që na shkoi për shtati është se këtë vit në shtet u regjistruan rreth 38.000 raste të influencës (grip), që përafërsisht paraqet diku 18/19.000 raste të rritura në raport me vitin e kaluar”, shtoi Karaxhoski.
Ai beson se kur do të kalojë kriza, do të bëhen hulumtime n[ë të cilat do të thonë saktë nëse ndonjëri nga këto raste të cilët janë regjistruar në sezonin 2019/20 kanë pasur simptome të ngjashëm me Kovid-19 dhe nëse testet që janë bërë vetëm për influencë, ndërkaq do t’i përsërisin, do të shohin nëse mes tyre ka edhe ndonjë me Kovid-19.
Siç theksoi doktor Vlladimir Mikiq, gjatë sezonit të kaluar janë paraqitur vetëm tre raste të vdekjes nga shumica e të paraqiturve zyrtarë të gripit. “Me fjalë të tjera shkalla e vdekshmërisë në këtë sezon të gripit është 0,01 për qind të cilën do ta krahasojmë me 4,3 për qind. Këtë e potencoj sepse shpesh herë provon të bëhet krahasimi i Kovid-19 me gripin sezonal. Bëhet fjalë për dy sëmundje tërësisht të ndryshme edhe lidhur me imunitetin kolektiv që e kemi, lidhur me mjetet mjekësore, mjetet farmaceutike që i kemi në kuptim të barërave dhe vaksinave dhe para së gjithash në peshën e pasqyrës”, tha Mikiq, duke shtuar se vdekshmëria nga Kovid-19 në raport me gripin sezonal është më e madhe për 60 herë. ab/