19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami dhe Hoxha takojnë Përfaqësuesin special gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetari Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me zëvendëskryetarin e Arjanit Hoxha kanë realizuar sot takim me Përfaqësuesin special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saraçin i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holshtajn.

Në takim, siç njofton Lëvizja BESA është biseduar mbi aktualitetin politik në vend, reformat, ecurinë e procesit integrues si dhe për krizën energjetike.

“Integrimi i Maqedonisë së Veriut mbetet prioritet kryesor i çdo faktori relevant në vend. Me Saraçin është diskutuar edhe për përshpejtimin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, si alternativë e vetme. Me këtë rast, përfaqësuesi special është njoftuar se Lëvizja BESA çdoherë ka përkrahur integrimin e vendit dhe në shumë raste i ka dhënë mbështetje shumicës qeveritare për proceset eurointegruese”, theksohet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Me Saraçin, siç shtohet në kumtesë është diskutuar edhe për krizën energjetike globale, ku edhe njëherë kryetari Kasami ka potencuar se Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të gjitha rekomandimet që vijnë nga ana e shteteve evropiane sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike dhe se në këtë krizë ne duhet të јеmi të unifikuar për ta kaluar së bashku.

Të fundit