-
Mbështetja për integrimin evropian, marrëveshja FRONTEKS dhe përballja mekrizën energjetike janë në fokus të vizitës në vend të presidentes së KomisionitEvropian, Ursula von der Leyen. Pas një vonese katërvjeçare, Shkupi dhe Brukselisot nënshkruajnë marrëveshjen FRONTEKS, e cila ka të bëjë me mbrojtjen ekufijve.Dispozitat e marrëveshjes tashmë janë duke u zbatuar në kufirin eMaqedonisë së Veriut, por nënshkrimi zyrtar ende nuk ka ndodhur për shkak tëvetos bullgare. Pasi Maqedonia dhe Bullgaria dhanë deklarata të njëanshme nëKonferencën Ndërqeveritare në korrik me kuptimin e gjuhës maqedonase, taniSofja po jep dritën jeshile. Ky është dokumenti i parë që shteti e nënshkruan meBashkimin Evropian në gjuhën maqedonase.“Nënshkrimi i marrëveshjes për statusin e FRONTEX paraqet një hap tjetërnë thellimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Dotë sjellë përfitime praktike duke përmirësuar sigurinë kufitare të vendit.Marrëveshja është në gjuhën maqedonase, si dhe në të 24 gjuhët e BE-së dhetë gjitha versionet gjuhësore janë njëlloj të vlefshme”, njoftojnë nga Misioni iBE-së në Shkup.Siç thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Shkup, von der Leyen do tëtheksojë rëndësinë që Bashkimi i jep rajonit, si dhe përkushtimin për perspektivënevropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, tema qendrore do të jetëenergjetika.“Von der Leyen do të paraqesë mbështetjen shtesë që BE do t’i japëMaqedonisë së Veriut dhe rajonit për të ndihmuar në zbutjen e ndikimeve tëkrizës aktuale energjetike. Duke punuar së bashku, BE-ja dhe Maqedonia eVeriut do të përpiqen të trajtojnë sfidat aktuale në sektorin e energjisë dhe tëzvogëlojnë ndikimin e tyre ndaj vendit dhe qytetarëve të tij”, thonë ngaMisioni i BE-së në Shkup.Shkupi është ndalesa e parë e turneut ballkanik të Von der Leyen. Ajo nesër do tëudhëtojë për në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa të shtunën do ta vizitojë edheSarajevën, Beogradin dhe Podgoricën







