07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Koha për president shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami vlerëson se ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të ketë një president shqiptar. Në një intervistë për gazetën LAJM, Kasami tha se kandidati ideal për këtë post, është kryetari i ASH-së Arben Taravari.

“Shumë sinqerisht e kemi folur me doktorin, Arbenin, që ai të jetë kandidat për president. Ne e dimë shqetësimin e tij që e ka pasur për këto zhvillimet që ishin të pritur brenda Aleancës. Unë besoj që kjo të marrë fund, mos të vazhdojë në nivelin e kërcënimeve dhe shantazhimeve. Uroj që çdo kush të marrë rrugën e vet, nëse ata vlerësojnë se janë ata vazhdimësi e Aleancës le të vazhdojnë rrugën e tyre, të kërkojnë votën e votuesve të cilëve ata do tu drejtohen. Në këtë drejtim unë uroj që sa më shpejtë të pastrohen të gjitha dilemat brenda Aleancës dhe besoj fuqishëm që doktor Arben Taravari mund të jetë një kandidat shumë i mirë për të qenë kandidat për president i jo vetëm i opozitës shqiptare, por një kandidat që unë besoj se do të ishte i pranueshëm edhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe unë besoj që Maqadonia e Veriut është e gatshme për një president shqiptar me mandat të plotë politik, jo si simbolikat të cilat i ka ofruar BDI-ja për këto 20 vite të bashkëqeverisjes, ku kulminacionin e arriti në këtë qeveri teknike ku kemi kryeministër shqiptar, gjysmën e qeverisë shqiptare por shqiptarët janë më të diskriminuar se kurrë”, tha Kasami për gazetën LAJM.

Të fundit