16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk ka më pasaporta pa termin, prej nesër fotografimi për dokumente personale do të bëhet me caktim të terminit

Nga nesër pika do të punojë me 14 stacione bazë, por me termin paraprak, njoftojnë nga MPB.

PSG vihet në alarm, dalin detaje mbi klauzolën e lirimit të Rafael LeaosGjumashët kanë nivele të larta të “kolesterolit të keq”Palëpeta me puding, veçanërisht të parezistueshmeEksperti nga Harvardi zbuloi se cili kafjall është më i keqi për fëmijëtPse shkencëtarët kanë filluar të shqetësohen për tkurrjen e Hënës?

“Nga nesër, e mërkurë, (07.02.2024) pika e fotografimit për dokumente personale në stacionin policor Prolet nuk do të funksionojë pa termin, por do të shndërrohet në pikë për terminet e caktuara për të gjithë ata që e kanë bërë këtë më herët, në territorin e qytetit të Shkupit deri në fund të vitit 2024″.

“Transformimi është bërë me qëllim që të vendoset rend në vend të kaosit dhe të lehtësohet dhe përshpejtohet marrja e dokumenteve personale për banorët e Shkupit. Qytetarët që tashmë kanë caktuar termin do të kontaktohen nga operatori ekonomik përgjegjës dhe do t’u ofrohet termin i ri në një kohë shumë më të shkurtër. Në të njëjtën kohë, ato terminet e lira gjatë pastrimit të të gjitha listave do të mbeten të disponueshme për rezervimet e ardhshme”.

“Nga nesër brenda stacionit Prolet do të funksionojnë 14 stacione bazë, ku qytetarët do të fotografohen nga e hëna në të shtunë, ndërsa nga e hëna (12 shkurt 2024) do të vendoset edhe ndërrimi i dytë për fotografim”.

“Njoftojmë qytetarët se në ditët në vijim caktimi i termineve për fotografim për dokumentet personale do të bëhet vetëm përmes telefonit dhe për arsye teknike nuk do të mundësohet caktimi përmes internetit”, thonë nga MPB.

Ndryshe, qytetarët presin me orë të tëra para stacionit policor Prolet për të marrë dokumentet pa caktuar termin. Kjo pikë është hapur me synimin për të lehtësuar procesin pasi qytetarët nuk mund të marrin terminet për dokumentet e reja të udhëtimit në kohë.

Në seancën e sotme të Qeverisë do të diskutohet edhe për problemin që lindi me dhënien e dokumenteve të udhëtimit. Priten masa specifike që do të përshpejtojnë procesin.

Pas datës 12 shkurt, dokumentet e vjetra të udhëtimit do të jenë të pavlefshme për përdorim të jashtëm sipas Marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Të fundit