08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Katër persona ndërruan jetë nga Covid-19, javën e kaluar

57 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në vend javën e kaluar, në periudhën 9-15 shtator, që është një rënie prej 48,6 përqind krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe në laboratorët ku bëhet testimi molekular dhe antigjenik për praninë e virusit janë marrë 285 materiale, që është 36.5 përqind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e të sapoinfektuarve, ose gjithsej 39, janë në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP).

Pacientët e rinj janë nga të gjitha grupmoshat dhe shumica e tyre janë mbi 60 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar katër persona të vdekur, dy prej tyre në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë. Të gjithë personat e vdekur ishin mbi 70 vjeç. Tre prej tyre vdiqën në spital dhe kishin sëmundje shoqëruese. Në raportin e ISHP-së thuhet se të gjithë personat ishin të pavaksinuar kundër Covid-19.

Gjatë këtij viti, deri më 15 shtator, në vend janë regjistruar 1.560 të sëmurë dhe 20 të vdekur me Covid-19.

Ndonëse autoritetet shëndetësore rekomandojnë vetëm vaksinimin si masë specifike parandaluese dhe megjithëse ministri i Shëndetësisë Arben Taravari më 26 gusht kishte paralajmëruar prokurimin e 11 mijë vaksinave, ende nuk ka vaksina në dispozicion të qytetarëve në institucionet shëndetësore publike.

Të fundit