28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

KEMM: Mediet me kujdes dhe përgjegjësi të raportojnë për koronavirusin

Mediet të sillen në mënyrë profesionale dhe etike dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e të pavërtetave dhe krijimin e panikut në opinion, bëri thirrje sot Këshilli për Etikë në Medie i Maqedonisë (KEMM) në lidhje me paraqitjen e rastit të koronavirusit në shtet.

“Informimi në raste të tilla, sipas Kodeksit të Gazetarëve (neni 8), duhet të lirohet nga senzacionalizmat. Mediet duhet të veprojnë në atë mënyrë që i dallon nga raportues të thjeshtë të informacioneve dhe fakteve dhe ta zbatojnë edhe rolin e tyre si qetësues të shqetësimit te qytetarët”, theksojnë nga KEMM.

Përveç kësaj, thonë nga Këshilli, ata duhet me kujdes t’i qasen informacioneve me të cilat raportohen vlerësime për eskalimin e mundshëm të rasteve. MIA.fc/

Të fundit