28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këngëtari Elbasan Munishi publikon baladën ”Loti Jetimit”

Këngëtari i mirënjohur tetovar Elbasan Munishi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, një këngë e cila prek një temë mjaft të ndjeshme temën e jetimin ku edhe vet kënga që të bën të qash me lot është titulluar “Loti i jetimit”.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur Milaim Islami, për muzikën Jasmina Nazifi, kënga është inçizuar në studion e Sedat Nazifit DO-RE-MI. Kjo këngë është shoqëruar edhe me videoklip i cili në vete ngërthen skena mjaft prekëse për realizimin në mënyrë profesionale të këtij videoklipi është përkujdesur Produksioni KOHA.

Ideja e kësaj kënge mjaft të dhimbshme ka dalur nga koncepti “I të qenit jetim”, duke marrë parasyshë faktin se shumë familje shqiptare kanë një histori “Të jetimit”.

Të fundit