11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kërkohet ndërtimi i obeliskut afër Aeroportit “Adem Jashari” për 1432 fëmijë shqiptarë të vrarë nga serbët, në Kosovë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të premten janë takuar me anëtarë të Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë. Temë diskutimi ishte zyrtarizmi i numrit të vërtetë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës gjenocidiale në Kosovë. Aty u tha se institucionet vendëse dhe ndërkombëtare duhet ta dinë numrin e saktë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. E numri i saktë deri më tash sipas Nysret Pllanës, anëtar i Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë, është 1432. Në nderim të tyre, u kërkua që të ndërtohet një obelisk në Kosovë, e ku lokacioni është përcaktuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Pllana, gjatë fjalës së tij përmendi edhe rastin e njohur si “Panda” në Pejë, ku të vrarë janë gjashtë të rinj serb. Ai tha se 1392 fëmijë shqiptarë janë vrarë gjate viteve 1998/1999, dhe 40 fëmijë tjerë gjatë viteve 1981/1997, nga ushtria paramilitare serbe./radiokosovaelire/

Të fundit