27/07/2024
27.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

U rrëmbyen nga serbët, Gjykata në Serbi jep 30 ditë paraburgim për policët e Kosovës

Gjykata serbe ka lënë 30 ditë në paraburgim tre policët e rrëmbyer në veri të Kosovës.

Pas 48 orësh ndalim policor, tre policët e arrestuar të Kosovës, R.Z, B.S dhe M.S, u paraqitën në prokurori ku Prokurori i Lartë Publik ka propozuar paraburgim për 30 ditë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në veri të Kosovës.

“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën”, ka thënë një ditë më parë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Të fundit