Të tjera lajme

KF ARSIMI SHËNON SUKSESIN HISTORIK KUALIFIKOHET NË ELITË

Katër fitore të ekipeve  vendase, dy barazime dhe dy fitore të ekipeve  mysafire  me  29 gola të shënuar është epilogu i xhiros  së 30 dhe të fundit  në Ligën e dytë të futbollit vendor. Makedonija Gj.P dhe Arsimi  kualifikohen në ligë të parë , ndërsa Bashkimi siguroi  balotazhin për kualifikim në Ligën e parë. Banorët e Çegranit  kishin organizuar  pritje madhështore  për  heronjtë e  klubit të tyre të zemrës

Arsimi i Çegranit me fitoren e thellë 4-0 kundër Vardarit në Negotino shënoi  suksesin historik pikërisht në 52 vjetorin e themelimit të këtij  klubi  është  simbol  i rinisë dhe  sportit  i këtij vendbanimi   Fitorja  dhe  kualifikimi  në  Ligën e Parë  të futbollit në Maqedoninë e Veriut  paraqet   sukses  historik  dhe  e  arritur shumë e madhe për banorët e  këtij  vendbanimi  të cilët kishin  organizuar një pritje madhështore   me  fishekzjarrë  dhe  muzikë  ku  jehonte kënga shqipe në korr  së bashku  tifozët  “ARMATA VERDHË E ZI”  dhe lojtarët  , Në  pritje  të ekipit   e pranishme  ishte edhe  ekipi i Televizionit  Koha   duke  siguruar   opinione  nga  trajneri Vildan Saliju

 ‘Është një moment historik, është një moment që mundesh ta përjetosh . Sidoqoftë është një rezultat i asaj për të cilën kemi punuar gjatë gjithë vitit  me  qytetarët me  kryesinë që të mund të arrijmë këtë nivel që është një arritje  historike për të gjithë ne. Në këto momente  vetëm dua të them se jam shumë i kënaqur me lojtarët  për gjatë gjithë vitit  për angazhimin, për seriozitetin, disiplinën . Dhe  ky është rezultati i tyre . Ata e kanë merituar  më  shumë se gjithë’’ deklaroi trajneri  Vildan Saliju   

Skuadra e  Bashkimit përkundë presioneve të shumta, shënoi fitore  të madhe  dhe atë në Shtip kundër Bregallnicës 1-0 në takimin që drejtë për drejtë vendosi se cila nga këto skuadra  do të siguron balotazhin për kualifikim në Ligën e parë. Autor i  golit për këtë fitore të rëndësishme ishte Emir Asani në minutën e 9-të të pjesës së parë.  Bashkimi ndeshjen e balotazhit do ta zhvillon  kudër ekipit Besa të Dobërdollit  më 25  maj.

 Makedonija Gj.P  para  publikut vendas barazoi me Bellasicën por fal gol-averazhit më të mirë mbetet kampion në Ligën e dytë edhe pse  kanë po aq pikë sa edhe  Arsimi në vendin e dytë.

REZULTATET:  Vardari  – Arsimi 0-4, Bregallnica – Bashkimi, 0-1 Boreci – Ohri 4-1, Detonit Plaçkovica – Pobeda 2-2, Skopje –Kamenica Sasa 3-2, Kozhufi – Novaci 5-1, Makedonija Gj.P – Bellasica 0-0, Osogova – Vardarski 4-0.

 

Shaban SINANI – TV Koha

Të fundit