Të mërkurën me fillim në ora 20:00 në arenë “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillohet edicioni i 32-të me radhë Kupa e Maqedonisë së Veriut në futboll mes ekipit të Vardarit dhe Struga Trim Lum.
Për ekipin e Vardarit është kjo finalja e shtatë ku ka të fituara pesë trofe, ndërsa për Struga Trim Lum është finalja e dytë. Për shkak të kësaj, motivimi është në nivelin më të lartë, trajneri Goce Sedloski beson se skuadra e tij përfundimisht do të arrijë fitoren, megjithëse e respekton kundërshtarin në maksimum.
Në prag të kësaj sfide përfaqësuesit e dy skuadrave sot mbajtën pres Konferencë ku para gazetarëve opinionet e tyre i dhanë trajneri Goce Sedlovski dhe kapiteni i ekipit në njërën anë, ndërsa nga ana tjetër ishte trajneri Ilço Gjorgjioski dhe kapiteni Bunjamin Shabani
Trajneri i Vardari Goce Sedlovski tha se përparësia e tzre është se lujanë në terrenin vendas dhe para tifozëve të tzre
GOCE SEDLOSKI – TRAJNER I VARDARI
“Jemi gati të japim maksimumin tonë në finale. E dimë që kemi një rival të vështirë përpara, i cili ishte kampion i Maqedonisë vitin e kaluar. Jemi të përqendruar vetëm te vetja. Vardari e ka pritur këtë finale për kaq shumë kohë, kështu që do të japim maksimumin tonë në këtë fushë të mirë dhe me ndihmën e publikut për të arritur qëllimin tonë këtë gjysmë sezoni. Duam të vazhdojmë me rezultatet e mira të muajve të fundit dhe të fitojmë Kupën, megjithëse jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë. Nëse lojtarët luajnë si në gjashtë muajt e mëparshëm, shpresoj që trofeu të vijë në sirtarët tona. E dimë se ku ishte Vardari në gjysmën e parë të sezonit, por me punë të palodhur arritëm në vendin e pestë.,” tha Sedloski.
Kapitenii Vardarit Goran Zakariq gjithashtu tha se me optimizëm e presin ndeshjen e nesërmes finale .
“Është një nder dhe kënaqësi të jem këtu si kapiten i Vardarit. Do të pajtohesha me trajnerin Sedloski, kanë kaluar 18 vjet dhe kemi një shans të shkëlqyer për ta rikthyer trofeun në vitrinën e klubit. Mendoj se me ndihmën e tifozëve tanë do të arrijmë një sukses të tillë. Shpresoj ta shijojmë këtë ndeshje, kemi luajtur shumë ndeshje me Strugën. Kam qenë këtu që nga dita e parë e sezonit, patëm një periudhë të vështirë dhe sigurisht që pati shumë ndryshime‘’. Tha kapiteni Zakariq
Nga ana tjetër edhe në ekipin e Struga Trim Lum kanë llogaritë e trre dhe gjithashtu shprehen optimist se trofeu do të udhëton në Strugë
‘’Sipas mendimit tim, Vardari është favorit në ndeshjen e nesërme. E vlerësoj shumë këtë klub, si lojtar dhe trajner kam fituar tituj, është klubi im. Megjithatë, dua patjetër ta fitoj këtë finale. Vardari do të luajë para tifozëve të vet, por ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide. Do të hyjmë në ndeshje që nga minuta e parë për ta fituar, pa asnjë llogaritje. Vardari është analizuar. Ata kanë ndërtuar një ekip konkurrues dhe një seri fitoresh, kështu që kanë respektin maksimal nga ne. Ne e dimë çfarë duam dhe si duhet ta arrijmë qëllimin tonë. Të gjithë duan një finale të Kupës para fillimit të sezonit, kjo është një ndeshje që është pritur gjatë gjithë sezonit”, theksoi Gjorgjioski.
Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani theksoi se kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për ekipin e tij përkundër faktit se vardari do t♪7 ket♪7 përkrahjen e publikut
‘’Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë trofe. Gjithë lojtarët bashkë arishtë do bëjmë maksimumin dhe mendoj që nesër po të bëjmë maksimumin do e fitojmë këtë trofe‘’deklaroi Bunjamin Shabani
Ndeshja finale e kupës së Maqedonisë së Veriut mes Vardarit dhe Struga Trim Lum luhet nesër me fillim në ora 20:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri shkupjan Igor Stojçevski,ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë dy arbitra nga Serbia, Novak Simoviq nga Novi Sadi dhe Urosh Stojkoviq nga Beogradi.








