Stadiumi i Çairit të dielën është nikoqire e ndeshjes së balotazhit me ekipit Besa të Dobërdollit dhe Bashkimit të Kumanovës . për të plotësuar një vend në Ligën e Parë për sezonin garues 2025/2026. Besa në kampionatin e kaluar u pozicionua e dhjeta në tabelë ndaj duhet që përmes kësaj ndeshje të siguron mbijetesën, ndërsa Bashkimi që u rendit e treta në përfundimin e kampionati në Ligën e dytë shpreson të kualifikohet në elitë. Pra për dy skuadrat dueli është një sfidë e madhe për të dyja ekipet me që Bashkimi pas plot 17 viteve shpreson të kthehet në elitë, ndërsa Besa synon që të vazhdon të vazhdon edhe këtë sezon me ekipet më të mira. Drejtori sportiv i KF Besa, Izair Emini u shprehë optimist se ekipi i tij do ta siguron mbijetesën
IZAIR EMINI – DREJTOR SPORTIV I KF BESA
“Pas një kampionati shumë të gjatë dhe të lodhshëm, të mundimshëm të themi kemi arritur në një far pike ku mund të themi se edhe synimi normal kryesori ynë ishte të mbijetojmë në Ligën e parë , ku edhe sidoqoftë edhe përmes balotazhi apo play offi siç i themi ne. Kemi arritur deri në këtë pikë dhe normalisht asaj sa jemi të përgatitur ne jemi maksimalisht të përgatitur pasi që edhe është një plus për neve sepse e arritëm ndeshjen e fundit të fitojmë me rezultat 4-1 në Manastir . Kjo ndoshta na ka motivuar edhe më shumë të jemi të jemi edhe më të etur edhe normalisht presim balotazhin shumë të përgatitur dhe më të motivuar se kur’’ deklaroi drejtori sportiv Izair Emini
Besa është një skuadër e cila ka mbështetje stabile sa i përket pronarëve prandaj dëshira është e madhe që të mbeten në elitë
IZAIR EMINI – DREJTOR SPORTIV I KF BESA
‘’Normalisht se edhe mbështetja e pronarëve nuk mungon pasi që na ka mbështetur deri tani në maksimum në të gjitha aspektet ose me të gjitha kushtet që ai i ka dhe kjo domethënë se ai na jep sinjal se ai dëshiron të qëndroj me ne dhe dëshiron të mbetemi në Ligën e parë dhe normalisht edhe dëshira e tij është të qëndrojmë në Ligën e Parë’’ tha Izair Emini
Drejtori sportiv i klubit të futbollit Besa, Izair Emini u shprehë optimist se skuadra e tij do t’ia del në balotazh dhe ka një apel për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin e Çairit.
IZAIR EMINI – DREJTOR SPORTIV I KF BESA
‘’Apeloj te të gjithë që të jetë mbështetja ose tifozeria korrekte nga të dyja palët . E dimë se Bashkimi ka më shumë tifozë dhe normalisht i ftoj që të vinë sa më shumë dhe të mbështesin ekipin e tyre në mënyrë korrekte sepse fundi fundit jemi të dy ekipet shqiptar dhe le të fitoj më i miri. Sa i përket ndeshjes mendoj se kështu ndeshje unë në karrierën time kam lozur dhe e di se sa e vështir është kjo ndeshje, por duke e marr parasysh përvojën e ekipit tonë mendoj se ne jemi disi favoritë në letër dhe mendoj se këtë do e dëshmojmë të dielën’’ tha dretori Izair Emini
Ndeshja e balotazhit Besa – Bashkimi luhet të dielën me fillim n[ ora 17:00 , në stadiumin FC Shkupit në Çair







