Dje u zhvillua ndeshja e balotazhit për plotësimin e një vendi në Ligën e parë të futbollit vendor. Bashkimi i Kumanovës mundi Besën e Dobërdollit 2-0. Derisa ekipi kumanovrë ka festuar kthimin në elitë drejtuesit e KF Besa zyrtarisht njoftuan se nuk do të vazhdojnë me përkrahjen e klubit në të ardhmen.
Klubi i futbollit Bashkimi i Kumanovës pas plot 17 viteve serish kthehet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Bashkimi në kampionatin 2008/2009 para fillimit të kampionatit kishte vendos që të; largohet nga garat e sezonit 2008/09. Kthimin në elitë ekipi kumanovarë e realizoi pas ndeshjes dhe fitores në balotazh me ekipin Besa të Dobërdollit ekip e cila nuk ishte në nivelin e duhur dhe u deshtë që të uron Bashkimin për suksesin e arritur.
Bashkimi me përkrahjen e një numri të konsiderueshëm të tifo grupit të tyre në stadiumin e qytetit të Kavadarit mundi Besën 2-0 me autor të golave Hebib Saiti dhe Filip Aleksovski
Kujtojmë se në sezonin 2004/05 ekipi i Bashkimit bëhet skuadra e parë shqiptare që fiton Kupën e Maqedonisë pasi në finale mundi ekipin e Maxhari Soliddarnost.
Por humbja në balotazh për ekipin Besa ishte një zhgënjim i madhe dhe ka sjell dridhje të mëdha në ekipi pasi pronarët e klubit familja Tahiri ka njoftuar se tërhiqet nga përkrahja e mëtutjeshme e klubit
Me ndeshjen e sotme të balotazhit përfundimisht dihen emrat e 12 ekipeve që do të garojnë në sezonin 2025/2026 e ato janë: Shkëndija, Sileksi, Rabotniçki, Struga Trim Lum, Vatrdari, Shkupi, Pelisteri,Tikveshi, AP Brera Makedonija Gj.P, Arsimi dhe Bashkimi, ndërsa me vendim të organeve të FFM-së në sezonin 2026/2027 liga e parë të numëron 10 ekipe.
SHABAN SINANI – TV KOHA








