Skuadra shqiptare nga Tuzi, klubi i futbollit Deçiqi është fituese e Kupës së Malit Zi. Në finale Deçiqi mundi Mornarin 1-0 dhe siguroi kualifikim në Konferenc Liga.
Klubi i futbollit Deçiç nga qyteti i Tuzit është fituesi i Kupës së Malit të Zi, pasi në finale mposhti ekipin e Mornarit me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Nikshiq.
Skuadra shqiptare nga Tuzi,, siguroi fitoren falë golit të Kajeviq në minutën e 23-të.
Ky sukses i jep Deçiçit jo vetëm trofeun e dytë në histori, pas titullit kampion vitin e kaluar por siguroi edhe kualifikim në garat evropiane gjegjësisht në Konferencë Liga
Megjithatë, ky sukses është arritur në një atmosferë të tensionuar sportive në Mal të Zi, ku ndryshimi i ngjyrave të ekipit nga blu e bardhë në kuqezi ka shkaktuar reagime dhe protesta, duke e vendosur Deçiçin në qendër të vëmendjes edhe për çështje përtej futbollit.







