19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-së, e pranoi nismën për referendum

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e mbrëmshme në mënyrë unanime dhe në tërësi e pranoi nismën për referendum dhe prononcimin e popullit lidhur me pjesët e dëmshme të cilat e përfshijnë asimilimin e plotë, ndryshimin e historisë dhe bullgarizimin, deklaroi sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Sajkoski para shtabit qendror të partisë.

Në periudhën që pason, siç informon ai, partia fillon proces të konsultimit të gjerë me opinionin e ekspertëve dhe atë shoqëror për natyrën, karakterin dhe formulimin e deklarimit në referendum qëllimi final i së cilit, siç tha, është “kundërshtimi popullor i tjetërsimit identitar”.

Sajkoski theksoi se fillimisht do të bëjnë konsultim të gjerë me aktorët shoqërorë dhe më pas do ta udhëheqin procesin.

Në seancën e KE të VMRO-DPMNE-së është folur edhe për temat aktuale, siç janë gjendja politike me theks të veçantë ndaj çështjes aktuale lidhur me kornizën negociuese dhe kontestin me Bullgarinë.

Të fundit