22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kompania shqiptare kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim nga Maqedonia e Veriut

Një kompani shqiptare ka paditur Maqedoninë e Veriut në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Uashington duke kërkuar 110 milionë dollarë dëmshpërblim.

Bëhet fjalë për Amadeus Group që zotërohet nga biznesmeni Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni. Themeli i konfliktit është ndërtimi i një hoteli dhe një qendre tregtare në qendër të Shkupit.

Sipas padisë mësohet se projekti ka ngecur dhe kompania për këtë bën përgjegjëse qeverinë e Maqedonisë së Veriut duke kërkuar dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh.

Në vitin 2014, qeveria e Shkupit nisi një program agresiv për rindërtimin e kryeqytetit me ndërtesa të stilit klasik barok për të vënë në pah historinë e vendit.

Sipas të dhënave, programi kushtoi të paktën 650 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që edhe kompani private u orientuan të ndërtonin sipas këtij stili.

Në atë vit, kompania shqiptare Amadeus Group bleu një truall në qendër të Shkupit nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes një marrëveshje, ku merrte përsipër ndërtimin e një hoteli 16 metër të lartë të stilit barok, por me sa duket palët nuk arritën ta realizonin projektin për shkak të mosmarrëveshjeve.

Në Shqipëri Amadeus Group zotëron ndërtesën e famshme Amadeus Palace, në vendin e quajtur mbikalimi i Rinasit. Për këtë ndërtesë, e cila qëndron prej vitesh jo funksionale ka patur disa tentative për ta kthyer në hotel dhe kazino. Por deri më tani aty nuk ka ende asnjë aktivitet.infoshqip

Të fundit