Komuna e Bogovinës ka filluar punimet për ndërtimin dhe zgjerimin e kanalit për ujitje për bujqit e kësaj komune shkruan TOP24.
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu gjatë fillimit të punimeve para bujqëve tha ” Unë dhe administrata komunale jemi të përkushtuar që të angazhohemi në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të bujqëve, të ua lehtësojmë punën dhe pa dyshim ti mbështesim në veprimtarinë e tyre sepse me punën që bëjnë ata shërbehemi të gjithë” përcjellë TOP24
Ky Projekti finansohet nga TAV-Airport Shkup në bashkpunim me Komunën e Bogovinës dhe përmban zgjerimin dhe ndertimin e kanalit të ri për ujitje.