17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës: Mbi 45.000 libra mungojnë në shkollat e Tetovës

Përfaqësues të Sektorit për veprimtari publike-Departamenti për arsim pranë Komunës së Tetovës sot mbajti konferencë për shtyp ku theksuan për problemin me mungesën e librave shkollorë në shkollat komunale. Sipas kryesisë së sektorit, Nazmi Dauti, mungojnë 45.000 libra në shkollat e Tetovës.

“Mungojnë mbi 35 mijë libra shkollorë nga klasa e parë deri në të nëntën në shkollat fillore dhe mbi 10 mijë libra në shkollat e mesme, para së gjithash në shkollat e mesme profesionale. Nxënësit po përballen me vështirësi të papara për mësim dhe zhvillim të shkathtësive të tyre themelore, përderisa MASH-i duket sikur akoma është në gjumë. Kjo mungesë e theksuar e librave shkollorë është dështim i dukshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për t’i përmbushur premtimet në arsim. Nxënësit janë të privuar nga resursi themelor për mësim, janë të detyruar të mbështeten në shënime të shkruara me dorë dhe materiale të kufizuara. Ky nuk është vetëm dështim ndaj nxënësve të Tetovës, por dështim i plotë ndaj të ardhmes së Maqedonisë së Veriut”, tha Dauti.

Ai e kritikoi punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këtë problem.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, r cila në kryesinë e vet më të lartë ka dy shqiptarë (ministri dhe zëvendësministri), është përgjegjëse për këtë. Për fat të keq, duket sikur kujdesi për nxënësit dhe arsimin n ë përgjithësi nuk pati sukses. Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të turpërohet për dështimin e vet për t’ua siguruar librat e premtuar nxënësve të Tetovës. Gjendja me mungesën e librave shkollorë në këtë komunë është reflektim i qartë i moskujdesit dhe përgjegjësisë së kësaj ministrie ndaj arsimit dhe të ardhmes së gjenerateve të reja”, theksoi Nazmi Dauti.

Ai tha se Komuna e Tetovës është e vendosur ta mbrojë të drejtën e nxënësve për arsim cilësor dhe do të vazhdojë të bëjë thirrje për ndihmë dhe mbështetje nga donatorët dhe institucionet e tjera qeveritare dhe ndërkombëtare.

“Është koja që fjalët të zëvendësohen me vepra dhe të sigurohet arsim i barabartë dhe cilësor për të gjithë nxënësit. Është e turpshme të shihet se Minsitria e Arsimit dhe Shkencës, institucion i cili duhet të kujdeset për arsimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja, është në gjendje t’i injorojë nevojat e shkollave dhe nxënësve. Nuk është koha për fjalë të bukura dhe premtime të kota, por për vepra konkrete. MASH-i duhet ta ndërmarrë përgjegjësinë për këtë dështim dhe menjëherë të intervenojë për t’i siguruar librat e nevojshëm për nxënësit nga Tetova”, theksoi kryesuesi i sektorit për veprimtari publike.

Në fund të paraqitjes tha se do të kërkojë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i përgjigjet kësaj thirrjeje dhe të japë sqarim përse lejohet që ky problem të zgjasë kaq shumë.

Të fundit