Të tjera lajme

Komuna e Tetovës nderon ata që me punën, dijen dhe përkushtimin e tyre kanë lënë gjurmë në qytetin tonë

Në sallën e Këshillit Komunal u shënua me solemnitet Dita e Komunës së Tetovës, një ngjarje e veçantë ku u ndanë mirënjohje për shumë kontribuues të dalluar në fusha dhe profesione të ndryshme. Përfaqësues nga arsimi, mjekësia, sporti, gazetaria dhe shumë sektorë të tjerë patën nderin të pranojnë mirënjohje nga Komuna e Tetovës për përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar.

Postimi i plotë,

“Sot, më 3 Mars, në Ditën e Komunës së Tetovës, nderuam ata që me punën, dijen dhe përkushtimin e tyre kanë lënë gjurmë në jetën shoqërore të qytetit tonë.

Mirënjohjet e ndara sot nuk janë vetëm certifikata simbolike. Ato janë falënderim publik për njerëzit që e mbajnë Tetovën gjallë me vepra, jo me fjalë. Qyteti ynë rritet kur vlerëson bijtë dhe bijat e vet.

Urime 3 Marsi. Tetova ecën përpara falë atyre që kontribuojnë pa zhurmë, por me zemër të madhe”.

Të fundit