13/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Matura shtetërore, publikohen përgjigjet

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerëson se matura shtetërore këtë vit do të jetë më e lehtë për tu realizuar. Sipas kreut të UNSHM-së, Berin Muhamed lehtësimet kanë të bëjnë me pyetje, përgjigjet dhe detyrat tashmë të publikuara në faqen e Qendrës Shtetërore të Provimeve e të cilat viteve të fundit ishin pjesë e provimeve të maturës shtetërore. Gjithashtu, Muhamed kujton maturantët se nuk ka hapësire për ankesa, pasi sipas tij, kanë kohë të mjaftueshme për tu përgatitur.

“Pyetjet sa i përket maturës janë dhënë te nxënësit para vitit të ri. Për nxënësit që nuk i kanë gjetur mund t’i gjejnë në faqen e DIC-it dhe në faqen e Unionit në fejsbuk dhe Instagram, aty janë të gjitha pyetjet e publikuara, me pyetje përgjigje dhe zgjidhje të pyetjeve, poashtu sa i përket shkencave natyrore nxënësit do t’i kenë edhe formulat para vetës kur do të testohen. Kjo ndodhë për herë të parë t’i kemi të gjitha pyetjet, ato janë kombinim prej të gjitha maturave të kaluara. Janë marrë të gjitha pyetjet bashkë, disa janë hequr, disa janë futur”,  Berin Muhamed, kryetar I UNSHM-së.

Maturantët do të përfundojnë vitin shkollor më 17 maj ndërkohë që provimet e maturës do të zhvillohen më 1 dhe 8 qershor. Për nxënësit e tjerë të shkollave të mesme viti shkollor do të përfundoj më 10 qershor. Gjithashtu, nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të mesme bën të ditur se institucionet përkatëse tashmë kanë dhënë pëlqim që edhe nxënësit e shkollave të mesme private të kenë transport publik falas. Sipas UNSHM-së në vijim është procedura për pajisjen e nxënësve me kartela autobusi.

Në mars të vitit të kaluar UNSHM-ja kërkoi që transporti publik falas t’u takojë edhe nxënësve të shkollave private, ata që jetojnë në një distancë më të vogël se 2,5 kilometra nga shkollat. nxënësit me aftësi të veçanta dhe nxënësit që realizojnë praktikën feriale.

Të fundit