02/05/2024
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komunikim i jashtëzakonshëm, përdorim racional për arritje dhe cilësi

Pandemia me Kovid-19 tërësisht e ndryshoi mënyrën e jetës dhe punës, ndërsa aktivitetet e përditshme në masë të madhe zhvillohen onlajn. Operatorët shënojnë nivel të rritur të trafikut të internetit. Theksojnë se rrjeti është stabil dhe në varësi të nevojave rritet kapaciteti. Apelojnë se është i nevojshëm përdorim racional i shërbimeve telekomunikuese që ato të jenë të arritshme në çdo kohë me cilësi të njëjtë.

Telekomi i Maqedonisë shënon rritje të dukshme të trafikut të internetit, fiks dhecelular në rrjet, por, siç thonë ajo është stabile.

“Me paraqitjen e epidemisë u ndërrua mënyra e jetesës, punës dhe funksionimi ynë i përditshëm, ndërsa kanalet kryesore për lidhshmëri dhe komunikim privat dhe afarist janë digjitale. Ajo shkakton edhe rritje të dukshme të përdorimit të rrjetit në Telekomin e Maqedonisë, veçanërisht përdorimit të trafikut tëinternetit fiks dhe celular. Megjithatë, edhe krahas nevojës së rritur për internet, gjendja me rrjetin është stabile. Telekomi i Maqedonisë ndërmerr masa shtesë për përforcim dhe rritje të kapacitetit të rrjetit që të kënaqen nevojat e shfrytëzuesve. Prioriteti ynë edhe më tutje mbetet t’i mbajmë infrastrukturën dhe qasjen në internet të pandërprera. Për atë, të gjitha resurset tona, teknike dhe njerëzore, janë kahëzuar të sigurojmë komunikim të pandërprerë edhe në kushte të tilla të jashtëzakonshme”, deklaruan për MIA-n nga TM.

Edhe nga A1 Maqedoni citojnë se edhe në këtë gjendje krize i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për të siguruar rrjeti telekomunikues të punojë në mënyrë të sigurt dhe stabile dhe të sigurojë vazhdimësi në shërbimet e rëndësishme telekomunikuese, sikur edhe deri tani.

“Shënojmë vëllim të rritur të trafikut të komunikimit, i cili është dukshëm më i lartë nga e zakonshmja në disa periudha të ditës, që është rezultat i riaftësimit të kompanive për gjendjen e sapondodhur me punë prej në shtëpi dhe në mbetje e shfrytëzuesve tanë në shtëpi sipas masave për mbrojtje nga koronavirusi. Pikërisht për këto arsye A1 Maqedoni e siguroi pakon A1 Solidaritet, i cili mundëson 10 GB internet falas në celular për të gjithë shfrytëzuesit të cilët do ta aktivizojnë përmes Aplikacionit “Mojot A1″ dhe numër i rritur i TV kanaleve pa parapagesë shtesë për të gjithë shfrytëzuesit e TV-shërbimeve”, thonë për MIA-n nga A1 Maqedoni.

Për të siguruar arritshmëri maksimale të shërbimeve kompania, përveç qendrës së përhershme për ndjekje operative dhe mirëmbajtje të trafikut kritik dhe serviseve, e ka aktivizuar edhe shtabin e krizave të internetit.

“Janë bërë skenare detajore për sigurimin e vazhdimësisë së punës dhe sigurimit të shërbimeve në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të krizës në shtet. Ekspertët teknik gjatë gjithë kohës i mbikqyrin kapacitetet e rrjetit dhe janë të gatshëm të reagojnë me masa teknike adekuate për sigurim të integritetit të rrjetit në rast të trafikut të lartë ekstrem ose vështirësi tjera teknike”, citojnë nga A1.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, kur nevojitet sjellje e përgjegjshme në çdo pikpamje, apelojnë te shfrytëzuesit për përdorim racional të shërbimeve telekomunikuese me qëllim që ato të jenë të arritshme në çdo kohë me cilësi të njëjtë.

Kompetenca ligjore për zbatimin e sigurimit të cilësisë minimale të shërbimeve komunikuese eektronike, i cili është definuar në marrëveshjet parapaguese të shfrytëzuesve, ka Agjencia për komunikime elektronike. Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur, Ligji për komunikime elektronike përshkruan kompetenca edhe të Ministrisë kompetente të Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

“Përderisa për shkak të disa rrethanave të sapondodhur në disa pjesë ose rajone në shtet shkaktohet ndryshim në punën e përditshme të rrjetit të operatorit, si për shembull, mbingarkim i disa stacioneve bazë, operatori mund të ndërmarrë masa për formësimin e trafikut, me qëllim që të shmanget ngarkimi ose mbingarkimi i lidhshmërisë së rrjetit. Mund të vendosë kabllo optike për lidhshmëri me stacionet bazë, ose për shembull, të vendosë stacione bazë të reja të përkohshme, për çka do t’i nevojiten radiofrekuenca shtesë. Ndarja e radiofrekuenca është obligim ligjor i Agjencisë për komunikime elektronike. Gjithsesi, kërkesa për radiofrekuenca të reja duhet të themelohet menjëherë”, thonë nga MSHIA.

Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është shpallur në shtet, për punët e konfirmuara me Ligjin për komunikime elektronike në lidhje me punën e rrjeteve komunikuese elektronike publike dhe sigurimin e shërbimeve komunikuese elektronike publike është kompetent ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Neni 64, paragrafi (2) dhe (3) i LKE shënojnë se rrjetet komunikuese elektronike publike dhe mjetet shoqëruese duhet të planifikohen, projektohen, ndërtohen dhe vendosin mënyrë me të cilën do të mundësohet dhënie e prioritetit komunikimeve nga pika lidhëse të caktuara të rrjetit para komunikimeve tjera në rast të rënies së rrjetit, gjendje ushtarake ose e jashtëzakonshme ose fatkeqësi elementare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sërish, i përcakton shfrytëzuesit grupor me të drejtë të pikave përfundimtare prioritare të rrjetit.

Njëherit LKE përshkruan se rrjetet komunikuese elektronike publike dhe mjetet shoqëruese duhet të planifikohen, projektohen, ndërtohen ose veprojnë në mënyrën në të cilën do të mundësohet sipas kërkesës së organit shtetëror kompetent ose trupit, pa kompensim të sigurojnë dërgim të porosive ose njoftim në rast të gjendjes ushtarake ose rrezikimit të drejtpërdrejtë të pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore, fatkeqësive dhe epidemive ekologjike dhe teknike-teknologjike, kur ekziston rrezik për jetë ose shëndet të njerëzve dhe siguria e vendit.

MSHIA ka person të caktuar për kontakt për komunikim me operatorët përderisa sillen akte të caktuara sipas konfirmimit me Ligjin për komunikime elektronike.

Në shtet sipas hulumtimit të fundit të Agjencisë për komunikime elektronike, përdorimi i internetit është përfaqësuar pothuajse në 90 për qind të popullatës, ndërsa vetëm gjysma e tyre e mbrojnë privatësinë me program antivirus.

Që të shmangë ngecje në trafikun e internetit platforma më e madhe e internetit “Youtube” kohë më parë paralajmëroi se do ta zvogëlojë cilësinë e videove para se gjithash ndaj vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe, ndërsa zvogëlim tëi cilësisë së video-përmbajtjeve për 25% paralajmëroi edhe shërbimi i njohur për striming “Netfliks”.

Lidija Velkovska

 

Të fundit