Në Filarmoni sot do të realizohet koncert humanitar i titulluar “Gratë për gratë”.
Koncerti i kushtohet ngritjes së vetëdijes për kancerin në gji, ndërsa mjetet nga çdo biletë e blerë do t’i dhurohen drejtpërdrejtë Shoqatës “Jemi Dashuri”, për gratë të cilat luftojnë me këtë sëmundje.
Ngjarja është mundësuar nga Ministria e Kulturës dhe Europe House – Skopje.