23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencë “Si të arrihet mbrojtje më efektive nga korrupsioni në nivel lokal”.

Qendra për komunikim qytetare sot në Shkup e organizoi konferencën me temë “Si të arrihet mbrojtje më efektive nga korrupsioni në nivel lokal”.

Në konferencë do të diskutohet për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe rolin e komunitetit lokal në luftën kundër korrupsionit, si dhe do të kërkohen përgjigje për pyetjet që u mungojnë komunave për të forcuar luftën kundër korrupsionit.

“Konferenca është pjesë e një sërë përpjekjesh afatgjata që do të vijojnë me qëllim uljen e korrupsionit duke rritur transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e institucioneve vendore”, thonë organizatorët.

Janë paralajmëruar fjalimet e ambasadorit holandez Dirk Jan Kop, kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit Biljana Ivanovska, drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq dhe kryetarët e Manastirit, Tetovës, Kumanovës dhe Çairit.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Mbrojtja nga korrupsioni” i implementuar nga Qendra për komunikime qytetare me ndihmë financiare nga Mbretëria e Holandës.

Të fundit