17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kontroll aksion në objektet hotelierike në Manastir: Tre të miturve iu është dhënë alkool

Më (04.05.08.2023) në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 02:00, zyrtarët policorë nga RSV Manastir në bashkëpunim me Administratën e të Hyrave Publike, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin e Punës dhe Qendrën për Sociale kanë kryer kontroll aksion në objektet hoteliere në zonën e Manastirit.

Gjatë kontrollit të fushës së hendbollit, u konstatua se një person juridik që organizoi një koncert u ka shërbyer tre të miturve me pije alkoolike. Ndërsa gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Shirok Sokak” në Manastir, dy të mitur janë gjetur në punë prove pas mesnate. Gjatë kontrollit janë ekzaminuar mbi 35 persona dhe për të gjitha parregullsitë e konstatuara do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

Të fundit