30/09/2022
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koreja e Veriut njofton shpërthimin e sëmundjes së zorrëve

Koreja e Veriut raportoi një epidemi të re të një sëmundje të zorrëve këtë të enjte.

Bëhet fjalë për një njoftim të pazakontë nga një vend që tashmë po lufton me një shpërthim të COVID-19 dhe trazira të rënda ekonomike.

Udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, ka urdhëruar zbatimin me rigorozitet të masave të karantinës, raporton agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

Ekspertët shëndetësorë dyshojnë se sëmundja mund të jetë tifoja ose kolera. Ende nuk ka një shifër të saktë për njerëzit e prekur.

Koreja e Veriut ka një sistem të tmerrshëm të kujdesit shëndetësor dhe ka refuzuar ofertat ndërkombëtare të vaksinave për popullsinë e saj, shkruan BBC.

Të fundit