Koronavirusi në Itali do të goditë edhe një pjesë të ekonomisë së vendit tonë. Posaçërisht e goditur do të jetë industria e këpucëve, ndërkaq nuk është përjashtuar edhe një pjesë e madhe e kompanive kumanovare të mbyllen, thotë kryetari i Shoqatës së industrisë së tekstilit dhe lëkurës, Angel Dimitrov.
Sipas Dimitrov, tashmë është mbyllur një pjesë e madhe në veri të Italisë, ku eksportohen këpucët nga Maqedonia e Veriut, ndërsa treg alternativ për plasman tani për tani nuk ka.
“Partneri ynë më i madh në raport me prodhimin e veshmbathjeve është Gjermania dhe atje nuk kemi problem, por në Itali, mu në pjesën ku tani po përhapet koronavirusi, kemi shumë kompani të cilat bashkëpunojnë me industrinë e lëkurës”, tha Dimitrov sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë. ab/