23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Korridori 8 bëhet pjesë e hartës së korridoreve kryesore në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi ku do të mbahet konferencë e ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizim të Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese dhe CEFTA-s.

Në kuadër të konferencës, do të nënshkruhet Aneksi i Vendimit të Komisionit Evropian për mirëkuptim në nivel të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për hartat treguese të Rrjetit Transportues Trans – Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti Korridori 8 bëhet pjesë e hartës së korridoreve kryesore në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të zgjerimit të Rrjeteve Transporteuse Trans-Evropiane të Bashkimit Evropian. Kjo vijon pasi BE-ja e pranoi kërkesën e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Italisë dhe Shqipërisë, që Korridori 8 të bëjë pjesë në rrjetin e korridoreve kryesore në rajon dhe në Evropë.

Qëllimi i zhvillimit të Rrjeteve Transportuese Trans-Evropiane është sigurimi i transportit të pandërprerë, të qëndrueshëm dhe efikas nëpër Union, duke e përforcuar unitetin social, ekonomik dhe territorial.

Pasi Komisioni Evropian në dhjetor të vitit 2021 propozoi revizion, me qëllim që t’i përfshijë prioritetet nga Agjenda e gjelbër, strategji për lëvizshmëri të qëndrueshme dhe të arsyeshme dhe strategji për lidhje, është marrë vendim për vazhdimin e hartave treguese të TEN-T për vende konkrete fqinje, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi).

“Hartat treguese të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian, të shtrira në Maqedoninë e Veriut, synojnë të sigurojnë koherencë ndërmjet Rrjetit të Transportit Trans-Evropian të BE-së dhe rrjetit të transportit të Maqedonisë së Veriut; të promovojë planifikimin dhe zhvillimin e duhur të një lidhjeje të qëndrueshme dhe efikase të transportit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut; lehtësimin e identifikimit të prioriteteve të përbashkëta të infrastrukturës ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut; duke lehtësuar zhvillimin e rrjetit ekzistues të transportit”, njoftoi Qeveria më 10 maj, kur në seancë u miratua informacioni për aneksin e marrëveshjes.

Përfshirja e Korridorit 8 në rrjetet transportuese transevropiane është një nga argumentet e Qeverisë për shënimin me flamur evropian të ndryshimeve ligjore në lidhje me ndërtimin e katër seksioneve të autostradave në korridoret 8 dhe 10d, përveç pohimit se me ndryshimet do të mundësohet realizim më i shpejtë dhe më i lirë./desk.al/

Të fundit