24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kosova mbetet pa medalje të Botërorit, Loriana eliminohet në rrethin e parë

Kosova e ka mbyllur pa medalje eksperiencën në Kampionatin Botëror të xhudos, diçka që s’jemi mësuar ta shihnim shpesh më parë.

Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zbriti sot në tatami, shkruan “Gazeta Express”.

Por, xhudistja pejane kishte eksperiencë të shkurtër në evenimentin që po mbahet në Doha të Katarit.

Ajo u eliminua qysh në rrethin e parë të kategorisë deri në 78 kilogramë nga garuesja bjelloruse, por që garon si e pavarur, Darya Kantsavaya.

Kështu, shpresa e fundit e Kosovës për medalje të Botërorit këtë radhë u shua.

Paraprakisht, në ditët e kaluara pa medalje mbetën edhe kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, por edhe Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova. /Express/

Të fundit