27/04/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kosova përkohësisht ndaloi importin e vezëve dhe shpezëve nga Maqedonia e Veriut

Agjencia kosovare për ushqim dhe veterinari, sot kumtoi se dje ka marrë vendim për ndalesë të përkohshme për imoport të vezëve dhe shpezëve nga Maqedonia e Veriut, për shkak të dyshimit për paraqitje të sëmundjes Njukastel, respektivisht murtaja e shpendëve.

Zëdhënësi i Agjencisë kosovare, Lumir Thaçi, informoi se vendimi i tij është marrë pas “paralajmërimit të publikuar në ueb faqen e Drejtorisë për ushqim dhe veterinari të Maqedonisë së Veriut se është zbuluar sëmundja murtaja e shpendëve në dy ferma”.

Thaçi theksoi se sipas raportit të Organizatës ndërkombëtare për sëmundje të kafshëve, “në Maqedoninë e Veriut në dy lokacione ka pasur ‘shpërthim’ të infektimit të kësaj sëmundje atipike virusale”.

Ai informoi se sipas Ligjit kosovar për veterinari, Agjencia për ushqim dhe veterinari e Kosovës, është e obliguar të ndalojë import nga vendi ku ka paraqitje të ndonjë infektimi te kafshët ose shpezët, prej këtu më 13 maj është marrë vendim për ndalesë të përkohshme të importit të shpezëve ose prodhimeve nga shpezët. bsh/

Të fundit