Në Kosovë, numri i të prekurve me koronavirusi ka arritur në 16.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se është konfirmuar edhe një rasti i ri me Covid-19.
“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërorë, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.
Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Autoritetet e shëndetit në Kosovë i bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, të mbajnë distancë nga njëri-tjetri dhe të reduktojnë daljet.
/Ora News.tv/