28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Ardhmëria jonë është në BE, ndryshimet kushtetuese janë obligim i të gjithë partive

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së, këtu në vendin e tyre të jetojnë e jo në kurbet dhe kjo është ajo që të gjithë deputetët t’ua mundësojnë qytetarëve, dhe në këtë drejtim ndryshimet kushtetuese janë obligim i të gjithë partive politike, theksoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në intervistë për Servisin publik TVM, njofton Portalb.

“Ndryshimet kushtetuese dhe të gjithë vendimet që mëtej do të pasojnë deri në anëtarësimin e plotfuqishëm janë obligim i të gjithë partive politike, ky është interes mbipartiak për qytetarët dhe jo për partitë politike. Partitë politike kanë shumë tema të tjera në të cilat munden në bazë ditore politike të garojnë, nga politika e tatimeve, politikave sociale, politikat investuese…Megjithatë, kjo çështje është çështje e ardhmëriaë së qytetarëve. Për shkak se qytetarët e Maqedonisë së Veriut dëshirojnë të jetojnë në BE, por ata dëshirojnë të jetojnë në BE këtu në shtetin e tyre e jo të jetojnë në BE si deri tani në kurbet, në vende të tjera, si të punësuar nëpër kompani të cilët në mënyrë praktike jetojnë jashtë vendit të tyre dhe kjo është ajo që të gjithë deputetët duhet t’ua mundësojnë qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se është optimist racional.

“Unë disa herë kam thënë se jam optimist racional. Kjo do të thotë se unë besoj në cakun, megjithatë punoj që ai qëllim të realizohet. Njëjtë siç ishte me krizën energjetike, unë nuk kam dhënë shumë deklarata megjithatë tani të gjithë qytetarët u bindën se nuk ka shok çmimesh, ashtu siç besonja se mund të sigurojmë ngrohje për Qytetin e Shkupit. Ashtu siç besonja se në kohë krize mund ta rrisim pagën minimale dhe të sigurojmë financim përmes instrumenteve të FMN-së të cilët nuk i kishim në të kaluarën, ashtu siç besoj se edhe kjo do të realizohet për shkak se bëhet fjalë për proces të pakthyeshëm”, tha kryeministri Kovaçevski në intervistë për servisin publik.

Të fundit