13/04/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Do të jem mandatar për formimin e qeverisë së ardhshme

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ai do të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re, që do të del nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij në këto zgjedhje do të kemi dy blloqe, i pari që është pro integrimit evropian dhe i dytë që është kundër.

“Ne si parti kemi e bërë publike, kemi bërë thirrje për një front të zgjeruar proevropian. Mund të sjellim vendime që nënkuptojnë prosperitet për shtetin, prosperitet ekonomik dhe prosperitet që ndërlidhet me integrimin e vendit në BE… Sërish do të kemi koalicion që do del fitimtar në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Bisedojmë edhe me partnerët e koalicionit, por edhe me ato të koalicionit qeveritar. Një është e sigurt në zgjedhje do të kemi dy blloqe, njëri që është pro integrimit të vendit… dhe tjetri që është kundër…”, deklaroi Kovaçevski.

Të fundit