Mbajtja e inflacionit në nivel të qëndrueshëm dhe politika ekspansioniste, e cila përmes miratimit te pakos së re antikrizë, pritet të japë rezultate, duhet të krijojë një klimë më stabile për rritjen e ekonomisë në vitin 2024 për të cilën na pret një proces zgjedhor, vlerëson profesori Dimitar Nikollovski nga Fakulteti ekonomik në Prilep i cili njëkohësisht është dhe ekspert i tregut të punës.
Në deklaratën për MIA-n, Nikollovski tha se në një vit zgjedhor siç është viti 2024, komuniteti i biznesit sillet mjaft i rezervuar në aspektin e investimeve.
“Ajo që është e rëndësishme për vitin e ardhshëm është vazhdimi i këtij kursi të qëndrueshëm të inflacionit, sepse vitin e kaluar ishim përballë një procesi të përshpejtimit të inflacionit. Stabilizimi i inflacionit do të krijonte një mjedis të mirë, ose një ambient të favorshëm për të investuar bizneset. Gjithashtu, presim një politikë ekspansioniste e cila përmes miratimit të pakoës së nëntë të masave qeveritare të japë rezultatin e saj, përmes rritjes së kërkesës në popullatë e cila në masë të madhe, duhet të ndikojë në përmirësimin e standartit jetësor por, gjithashtu edhe krijimin e një klime më të mirë për ruajtjen e rritjes ekonomike”, ka thënë Nikollovski.

Sipas tij, problemi qëndron te mungesa e fuqisë punëtore. Zgjidhja mund të jetë importi i fuqisë punëtore, por, sipas Nikollovskit, kjo është e pasigurt dhe fillimisht duhet të aktivizohet potenciali i pashfrytëzuar i punës së popullatës së papunë dhe joaktive.







