07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski ironizon me fushatën e BDI jo Rusisë: Çfarë s’do të dëgjojmë para zgjedhjeve!

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për Alsat-M ka folur per pretendimet e BDI-së lidhur me ndikimin rus ne vend, duke pohuar që Maqedonia e Veriut ka kapacitet si vend antarë i NATO-së për të menaxhuar çdo parregullësi në procesin zgjedhor.

” Çdo gjë ka të bëj me kampanjën zgjedhore, unë besoj që shteti si vend antarë i NATO-së dhe partneritet të fortë me SHBA-të, ka kapacitet të menaxhojë dhe përgatisë zgjedhjet duke minimizuar problematikat e mundëshme”, ka deklaruar Kovaçevski.

Lideri i LSDM-së ka shtuar se apostrofimi i Rusisë, Koresë apo çfarëdo lloj gjuhe që është kundër politikave shtetërore dhe lidhjeve me partnerët aleatë, përdoret vetëm si fushtë zgjedhore për përfitime elektorale dhe partiake.

Të fundit