24/06/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski me urim me rastin e festave të fundvitit: Në Vitin e Ri 2023 vazhdojmë edhe më mirë edhe me më shumë vendosmëri për të ardhme të sigurt dhe evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve tha se në vitin e ri 2023 shteti do të vazhdojë të përparojë dhe t’i arrijë qëllimet e veta dhe do të jetë më i mirë për qytetarët.

“Mund të them me siguri se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten, projektet madhore të rëndësishme për shtetin kanë përfunduar dhe ne po ecim përpara me investime të reja që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë për të gjithë. Sepse nuk lëmë askënd vetëm. Askush nuk do të lihet asnjëherë vetëm”, tha Kovaçevski në urimin e tij për Vitin e Ri drejtuar qytetarëve.

Në mesazhin e urimit, Kryeministri Kovaçevski tha se do t’i shfrytëzojë të gjitha njohuritë dhe përvojën e tij për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, për ta bërë vitin e ardhshëm më të mirë.

Në urimin e tij për Vitin e Ri, Kryeministri Kovaçevski u përmendi vitin që po kalon, në të cilin fokusi ishte përballja me pasojat e pandemisë, si dhe krizën ekonomike dhe energjetike, por edhe realizimin e procesit të integrimit evropian.

“Në të njëjtën kohë, ne duhej të merrnim vendime të vështira për të ardhmen tonë evropiane. Kjo, për mua personalisht, ishte sfida më e madhe në jetën time. Ndoshta më e vështira sepse e dija që isha përgjegjës për popullin tim, për çdo qytetar, për tuajin, për të ardhmen tonë. Këtë dimër u siguruam që të gjitha shtëpitë në vend të jenë të ngrohta, ashtu si ky. Ne jemi këtu për t’u siguruar që të ketë ushqim të mjaftueshëm në tryezën e festave të të gjithëve. Dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për të gjithë qytetarët që pa u lodhur dhe me përkushtim punojnë për shëndetin, sigurinë dhe paqen tonë në këto momente festive. Gëzuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjet, ju uroj shëndet lumturi”, tha Kryeministri Kovaçevski në urimin e tij për Vitin e Ri.

Të fundit