Krahas mungesës së mjeteve dhe përkrahjes instutucionale, megjithatë Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet sikurse edhe viteve të kaluara. Edicioni i 27 i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë do të fillojë të enjten në orën 19 e 30 minuta me ndezjen e flakadanëve dhe fishekzjarreve par qendrës për kulturë në Tetovë.Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 20 poet nga mbarë bota, njoftoi drejtori i festivalit Shaip Emërllahu. Deklarata Shaip Emërllahu Ndryshe, programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm për nga përmbajtja. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do të promovohen libra të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, do të vizitohen lokalitete kulturore dhe historike dhe kështu me rradhë. Të enjten fillon festivali Ditët e Naimit./Tv Koha/