23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritje të pensioneve për 5 mijë denarë, kjo ishte kërkesa e Pensionistëve të Tetovës të cilët sërish bllokuan hyrje-daljen e Tetovës

Rritje të pensioneve për 5 mijë denarë kurse pensioni minimal të jetë 20 mijë denarë.Këta ishin kërkesat e Pensionistëve të Tetovës të cilët sërish bllokuan hyrje-daljen e Tetovës gjatë ditës së sotme. Pensionistët janë shprehur se shteti ka para dhe duhet të gjithë të ulen që të zgjidhin problemet e pensionistëve. “Përshëndes Kryeministrin, kryetarin e shtetit dhe ministren, ejani dilni pak dhe shiheni këtë popull. Ju jeni kryesor dhe na keni lënë në rrugën sepse nuk jeni të aftë që që të udhëhiqni me fëmijët tuaj. Para ka, le të mos na rrejnë, le të ulen dhe ti zgjidhin problemet e pensionistëve. Ne do vazhdojmë më tutje do e bllokojmë gjithë Shkupin. Le të shohim a do e zgjidhin deri në fund të muajit, por 6 për qind jo nuk pranojmë. Patjetër të gjithë të kemi të jetojmë, në këtë krizë që s`kemi as për ilaçe e as për buke. Nëse jo le të na sjellin ushqimin që e hanë në parlament në mensë nga 30 denarë biftekun le të na e sjellin neve pensionistëve” tha Letka Misheva-pensioniste. Nuk munguan reagimet për çmimet e lira në bifenë e qeverisë.Pensionistët thanë se pajtohen me kryeministrin kur thonë se çmimet janë më të lira në vendin tonë, por këta çmime sipas tyre janë atje ku ushqehen ministrat. “Kryeministri Kovaçevski thotë se ne kemi çmimet më të lira në Evropë, po ashtu është por vetëm në bufenë e Qeverisë ku kanë mëngjes drek e darkë për 250 denarë. Për ata po ndërsa për ne jo. Kovaçevski duhet ti heq syzet rozë dhe ta sheh këtë popull nëpër rrugë në gjendje mizore” tha Lençe Simovska, pensioniste. Pensionistët janë ankuar se mbi 97.000 pensionistë janë me pensione nën 13.000 denarë. “Nuk ka asnjë reagim pas protestave dhe kjo është dhimbja më e madhe e jona që s`ka asnjë reagim pas protestave, ndërsa ne do vazhdojmë deri në realizimin e kërkesave tona. Nuk janë kërkesa që s`mund të realizohen por mundet. Mbi 97.000 pensionistë janë me pensione nën 13.000 denarë, ndërsa shporta konsumatorë e një familje është 48.000. si do dalim në krye me këto shtrenjtime të përditshme dhe inflacionin” tha Selver Memeti, shoqata e pensionistëve të Tetovës. Pensionistët thonë se nuk do të ndërprejnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Pensionistët nuk ndalen, kërkojnë rritje të pensioneve./Tv Koha/

Të fundit