Kryetari i Gjykatës kushtetuese së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sali Murati sot do të realizojë takim me ambasadoren e Ukrainës në vend, Natalija Zadorozhnjuk.
Nga emërimi për kryetar të Gjykatës kushtetuese, Murati deri tani u takua me ambasadoren amerikane në vend, Kejt Mari Bërnz, me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar, si dhe me ambasadorin e Francës – Kristian Timonie, të Gjermanisë – Tomas Gerberih, të Turqisë – Hasan Mehmet Sekizqok, të Hungarisë – Laslo Ishtvan, të Federatës ruse – Sergej Bazdnikin dhe ambasadorin e Holandës Dirk Jan Kop. .MIA