21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

KShZ dje vërtetoi atë që ne kishim vërejtur e denoncuar qysh në ditën e zgjedhjeve

Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN, ka deklaruar KSHZ e ka konfirmuar denoncimin e tyre për mbushjen e kutive dhe trenin bullgar në komunën e Likovës.

Për vendvotimin 1112/1 u vërtetua se edhe përkundër faktit që dy vota kanë munguar dhe kërkesës së komisionerit për prishjen e vendvotimit, nuk ishte aprovuar një gjë e tillë, anipse faktet ishin.

Akterit të këtij akti që cënoi rëndë demokracinë, shoferit të Sadulla Durakut, iu zunë fletvotime në xhep. Ato ishin fletvotimet që dje kur u hap kutia, u vëretua se mungonin në ditën e zgjedhjeve.

Ky nuk është vetëm një rast i izoluar në Likovë, anipse është tashmë i faktuar këtu. Ky në fakt është fenomeni dhe skema e BDI-së që kush e di në sa vendvotime është futur në funksion.

Reagimet në këtë drejtim të institucioneve që do duhej të përkujdeseshin për mbarëvajtjen e një procesi siç i ka hije në demokraci, kanë qenë inekzistente. Por, kur ke institucione të kapura nga krimi e kriminelët nuk ka se si të jetë ndryshe.

Ky rast në Likovë na tregon se është cenuar thellë demokracia dhe përmes këtyre metodave klandestine është dëmtuar thellë procesi zgjedhor duke u deformuar kështu vullneti qytetar, që qartazi ishte zë për ndryshim, zë për ndëshkim të keq qeverisjeve.

BDI ka humbur toruan. Nuk ka mjet që kursen për të arritur qëllimin që të qëndrojë në pushtet.

Por, unë nga këtu, fillimisht ju bëj thirrje organeve të rendit e të gjitha organizatave monitoruese të zgjedhjeve që të veprojnë, sa më parë e sa më shpejt. Mos veprimi në këtë rast është shkelje e rëndë e demokracisë në vend, është humbje e kuptimit të zgjedhjeve si proces i shenjtë në demokraci.

Demokracia është në rrëzik dhe kjo gjë është alarmante. BDI duhet ta dijë që ajo nuk mund ti mbivendoset vullnetit të popullit për ndryshim. Shteti nuk është pronë e ata nuk janë pronarët e tij. Ne nuk do të lejojmë një gjë të tillë. Ndërkaq organet kompetente është mirë të veprojmë, sepse ne jemi të vendosur që me çdo kusht të mbrojmë vullnetin e çdo qytetaritë shprehur në kutitë e votimit. Ne do ta mbrojmë votën me çdo çmim. Por organet e rendit duhet të ndalojnë ngjarje ku kriminelët do cenojnë sigurinë e secilit që përpiqet t’ua ndalë krimin e vjedhjen. Në të kundërtën ata do janë bashkëfajtor në çdo kaos e parregullësi.

Ndryshimi po vjen. Atë nuk mund ta ndalin. Do ta mbrojmë çdo votë, do ta mbrojmë vullnetin qytetar. Komisionerët e vëzhguesit janë gardianët e garanca për këtë. Ndërkaq ata që duhet të veprojnë, organet e rendit, le të mos jenë spektator, por le të bëjnë vetëm punën e tyre, le të ndalin kriminelët dhe hajninë e tyre që u bë në sytë e tyre dhe u vërtetua dje edhe në mënyrë faktike nga KSHZ.

Ju faleminderit!

Më poshte keni video pamjet:


Të fundit