22/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kthjellët dhe ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Mëngjes i kthjellët dhe ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 12 gradë, njofton DPHM.

Në Shkup mot me diell, kryesisht me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Deri të enjten do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat kudo do të jenë negative dhe do të zbresin deri në -10 gradë. Të premten do të ketë vranësira të shtuara dhe do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperaturat gjatë ditës do të jenë në rritje, sidomos gjatë fundjavës.

Të fundit