02/03/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

LAMM: Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa dhe pritje

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të fundit