14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ku u zhdukën rreth 1500 fëmijë filloristë në Maqedoni të Veriut ?

Në vitin 2018të, në nivel shtetëror në klasë të parë janë regjistruar 22,130 nxënës. Kjo gjeneratë e fëmijëve janë që kanë lindur në vitin 2012, duke patur parasysh se në shkollë regjistrohen fëmijët në moshën gjashtë vjeçare, përcjellë Zhurnal.

Atë vit, në 2012tën, sipas statistikave, në Maqedoni të Veriut kanë lindur 23,568 fëmijë.

Nëse dihet se arsimit fillor është i obligueshëm dhe të gjithë fëmijët duhet të regjistrohen, kjo matematikë tregon se nga fëmijët e lindur në vitin 2012, 1483 fëmijë nuk janë regjistruar në shkollë në 2018tën.

Këtu hapet dilema se ku janë këto fëmijë. Vallë nuk janë regjistruar në shkollë apo ndoshta së bashku me prindërit e tyre kanë ikur nga vendi? Ky numër dhe këto statistika tregojnë se së bashku me prindërit kanë ikur dhe fëmijët, dhe shkollimin me siguri e kanë filluar në ndonjë shtet të Europës Perëndimore.

Nëse një paralele ka rreth 30 nxënës, atëherë numrat thonë se mbi 30 paralele me fëmijë kanë ikur nga vendi, përcjellë Zhurnal.

Maqedonia e Veriut në vitin 2018të ka patur natalitet më të ulët në histori të shtetit. Përskaj numrit të vogël të fëmijëve të lindur, rritet dhe numri i atyre që braktisin vendin. Ekspertët paralajmërojnë se me këtë tempo, Maqedonia e Veriut për disa dekada do të bëhet shtet i pleqve.

Numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë në 5 vitet e fundit:

2014/2015 – 21,872
2015/2016 – 21,747
2016/2017 – 23,266
2017/2018 – 21,656
2018/2019 – 22,130

Të fundit