15/06/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kumanovari humb jetën në aksident trafiku, u përplas me veturë në një autobus

Një pesëdhjetë vjeçar nga fshati Dobroshanë ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një autobus.

“Me datë 01.02.2023 rreth orës 20:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë në fshatin Dobroshanë Kumanovë, G.I. automjeti me targa të Kumanovës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur autobusin e parkuar të një kompanie transporti”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë.

Kumanovari me lëndime të rënda është dërguar në spital, por shumë shpejt ka ndërruar jetë.

“Në aksident G.I. i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore, më pas është transportuar në spitalin e Kumanovës, ku më pas ka ndërruar jetë”, theksojnë nga SPB Kumanovë.

Të fundit