27/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kurc: Marrëveshje me Gjermaninë për hapjen e kufirit gjatë disa javëve të ardhshme

Kancelari austriak, Sebastian Kurc pret marrëveshja me Gjermaninë për hapjen e kufirit të përbashkët të arrihet deri në fillim të verës, masë që ishte vendosur që të pengohet përhapja e koronavirusit.

“Unë jam optimist se javëve në vijim do të gjejmë zgjidhje me Gjermaninë”, u deklaroi Kurc gazetarëve.

Që të dyja vendet, siç përkujtoi kancelari austriak, për momentin kanë shkallë të ulëta të infeksioneve të reja.

Ai theksoi se me Komisionin Evropian bisedon për krijimin e “rregullave korrekte” për hapjen e kufijve.

“Marrëveshja do të sillet menjëherë pasi Gjermania të jetë e gatshme për këtë”, tha Kurc.

Ndryshe, turizmi austriak është shumë i varur prej mysafirëve gjermanë. Vetëm vitin e kaluar, mysafirët gjermanë kanë marrë pjesë me rreth 37 për qind të 79 milionë bujtjeve të përgjithshme, ndërsa mysafirët vendorë vetëm me 30 për qind.

Turizmi është degë e rëndësishme për ekonominë austriake, pasi merr pjesë me 15,4 për qind të BPV-së. shk/

Të fundit