07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kurti nesër në Tiranë, për vizitë të parë zyrtare si kryeministër jashtë vendit

(MIA) – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të udhëtojë për në Shqipëri, në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit pasi para një jave, më 3 shkurt, u zgjodh në krye të qeverisë se re të Kosovës, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas agjendës që sot e publikoi kabineti i tij, për kohën e qëndrimit të nesërm gjysmëditor në Tiranë, Kurti do të takohet me presidentin e shtetit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e komunës së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe liderin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare, Lulzim Basha.

Kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani këto ditë po ashtu paralajmëroi se Shqipëria do të jetë vendi i parë të cilin zyrtarisht do ta vizitojë. bs/

Të fundit