22/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kurti: Plani i Rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në mbledhjen e sotme të liderëve të rajonit që po mbahet në Shkup, 6 shtete të Ballkanit Perëndimorë do të takojnë përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së dhe do të diskutojnë për rritjen ekonomike. Sipas tij ky është një takim shumë i rëndësishëm i cili njëherit do të mundësojë të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe ecje më të përshpejtuar drejt bashkimit Evropian, shkruan Alsat.

“Në këtë mbledhje 6 shtete të Ballkanit Perëndimorë e takojnë Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes. Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimorë në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare”, tha Kurti. Plani i rritjes nënkupton 6 miliard euro për rajonin tonë… Republika e Kosovës sot do të dorëzoj listën e reformave të diskutuara ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative”, tha Kurti./Alsat.mk

Të fundit