10/05/2024
13.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi miratoi ndryshimet, lejet për vozitje do të vlejnë deri në fund të vitit

Me 90 vota pro, asnjë kundër apo abstenim, deputetët vazhduan sot vlefshmërinë e lejeve të qarkullim me emrin e vjetër kushtetues. Ndryshimet u bënë në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, i cili e shtyu afatin për ndryshimin e këtij dokumenti deri në fund të vitit, përkatësisht në 31 dhjetor. Ndryshimet u miratuan menjëherë në një procedurë të shkurtuar, të propozuar nga deputetët si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Ky hap u përshëndet më parë nga kreu i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Rreth 270,000 patenta shoferi duhet të ndërrohen në dhjetë muajt e ardhshëm, dhe kjo është e realizueshme. Është mirë që gjithçka po shkon në atë drejtim, dhe se partitë si nga qeveria ashtu edhe nga opozita kanë arritur më në fund një konsensus për një çështje, që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët”, tha Stevo Pendarovski – President i RMV-së.

Megjithatë, sot në mëngjes, Ministri Teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, njoftoi se përmes grupit të VMRO-DPMNE-së, paraqet ndryshime në Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor në mënyrë që të zgjasë vlefshmërinë e patentave të shoferit. Megjithatë, ai paraqiti edhe ndryshime në ligjin për dokumentet e udhëtimit për shtetasit, me qëllim zgjatjen e afatit të pasaportave. Këto ndryshime sot pasdite nuk u vunë në rendin e ditës para deputetëve. Sipas ministrit Toshkovski, ndryshime të tilla në afatet e pasaportave nuk do të nënkuptonin shkelje të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Më herët, Athina tashmë kishte filluar të njoftonte shtetet dhe organizatat ndërkombëtare se pasaportat nga Maqedonia, janë të vlefshme deri më 12 shkurt, nëse nuk e përmbajnë emrin kushtetues të vendit.

“Vetëm shteti amë që ka lëshuar një dokument mund ta zhvleftësojë atë dokument. Është shumë e thjeshtë. Së dyti, argumentoj me përgjegjësi se këto ndryshime të propozuara nuk cenojnë parimin e “pacta sunt servanda”, lidhur me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe”, theskoi Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm Teknik.

Të fundit